Shqipëria
Shqipëria alarmohet nga një anije e spiunazhit rus
Mediat italiane lëshojnë alarmin se një anije e spiunazhit të Rusisë ka qëndruar në kanalin e Otrantos, jo shumë larg Shqipërisë, për rreth dy orë.
“La Repubblica” shkruan se bëhet fjalë për “Akademik Pashin”, që lundroi pikërisht në një pikë delikate ku gjenden tubacionet e gazsjellësit TAP.
Kjo linjë konsiderohet me rëndësi të madhe strategjike dhe një zëvendësim i burimeve pas ndërprerjes së gazit rus për Europën. Mediat italiane shkruajnë se anija ruse e spiunazhit kishte ndaluar fillimisht në një linjë nënujore interneti që kalonte nga Bari për në brigjet greke.
Ndërsa tensioni për autoritetet e Romës kishte nisur kur ajo kaloi dhe qëndroi në tubacionin TAP, pasi i druheshin një skenari të ngjashëm me gazsjellësit Nord Stream, të cilët u dëmtuan me lëndë plasëse.
Vendet e NATO-s i druhen një hakmarrje të Putinit për shkak të sanksioneve, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia që e gjitha të jetë një luftë psikologjike e Rusisë.
Anija e spiunazhit është 130 metra e gjatë dhe që prej 24 gushtit po lundron në Mesdhe, në ujërat ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












