Lajme
SHBA: Temperaturat deri në -48C
Çfarë po ndodh në SHBA në prag Krishtlindjesh
Gati 1.5 milionë familje amerikane janë pa energji elektrike, mijëra anulime fluturimesh, mbyllje autostradash dhe përplasje fatale. Ky është bilanci katastrofik si pasojë e një stuhie dimërore me intensitet të rrallë që goditi Shtetet e Bashkuara dje, në prag të Krishtlindjeve. Ndërkohë deri më tani raportohet për 12 viktima, përcjell albinfo.ch.
Kjo stuhi dimërore e “përmasave historike”, sipas Shërbimit Amerikan të Motit (NWS), solli reshje të konsiderueshme dëbore, erëra të forta ngrirëse dhe temperatura që në disa vende arritën deri në -48 gradë Celsius, të afta për ta kthyer ujin e vluar në pikëza akulli në një çast.
Dje, paralajmërime emergjente dhe thirrje për të qenë të kujdesshëm ishin lëshuar për më shumë se 240 milionë njerëz, 70% e amerikanëve. Fenomeni ka shkaktuar, kaos trafiku teksa miliona amerikanë mbushin autostradat dhe aeroportet për festat e fundvitit.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë Më pak se dhjetë udhëtarë janë të regjistruar në aplikacionin e udhëtimit të qeverisë federale... -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze












