Kosova
Barrikadat në Veri: KFOR-i kërkon zgjidhje me dialog
(Mos)heqja e barrikadave në Veri ka bërë që njerëz të partisë në pushtet, Vetëvendosjes, të përplasen me Misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, përcjell albinfo.ch.
E gjitha ka nisur pasi komandanti i KFOR-it, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia, ka thënë se mbështesin dialogun për të gjetur marrëveshje me qëllim të zbutjes së tensioneve në veri.
“Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën. Ne presim që të gjithë aktorët të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që të ndihmojnë në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë narrativat mashtruese që të ndikojnë në procesin e dialogut”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Ristuccias.
Por, kjo deklaratë e tij nuk u ka pëlqyer fare dy deputetëve të VV-së, Artan Abrashit dhe Adnan Rrustemit, të cilët e kanë cilësuar të papranueshme, duke thënë se barrikadat duhet të hiqen menjëherë, qoftë edhe nga Policia e Kosovës.
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke kujtuar se KFOR-i kishte kërkuar pak kohë për largimin e barrikadave, e kanë ikur mbi 2 javë.
“KFOR-i kërkoi pak kohë për heqje barrikadash, ndërkaq sot kur u bënë 14 ditë thotë të zgjidhet kjo çështje me dialog. Si ndodhi kjo që nga pak kohë për heqje të barrikadave të kalojmë te negociimi me krimin dhe bandat kriminale e të armatosura”, ka shkruar Abrashi në një postim në Facebook.
“Kjo është vërtet e papranueshme. KFOR-i të përmbush misionin e tij ose barrikadat i heq Policia e Kosovës, ashtu siç ka shprehur gatishmërinë dhe ka kapacitetin. Rendi dhe ligji nuk mund të dialogojnë me bandat kriminale”, ka shkruar ai.
Ndërsa, deputeti tjetër i VV-së, Adnan Rrustemi, po përmes një postimi në Facebook ka thënë se “duhet ta themi rendin e gjërave ndonëse ai është shumë i thjeshtë dhe i qartë”.
“1. Në Republikën e Kosovës janë bllokuar disa prej rrugëve nacionale. Dhe kjo është e paligjshme.
2. Këto barrikada janë vendosura nga struktura kriminale dhe të armatosura që dirigjohen direkt nga Beogradi, madje këtë edhe e kanë pranuar zyrtarisht.
3. KFOR ka kërkuar pak kohë nga institucionet e Republikës së Kosovës për t’i hequr këto barrikada të paligjshme.
4. Jemi në ditën e 14 dhe sot KFOR deklaron që kjo punë të zgjidhet me dialog”.
Ai ka thënë se “këto deklarata dhe kjo zhagitje vërtet po bëhen të papranueshme dhe janë duke kaluar çdo pritje”.
“Rendi dhe ligji duhet të mbizotërojë. Me krimin dhe paligjshmërinë nuk mund të negociohet. Barrikadat duhet të hiqen sa më parë dhe Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet ta bëjë këtë gjë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti ditë më parë kishte deklaruar se KFOR-i i kishte kërkuar pak ditë kohë për heqjen e barrikadave, por kanë shkuar mbi dy javë kur janë vendosur dhe ende nuk janë larguar ato.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve Me 108 vota pro dhe 63 kundër, këshilli kantonal i Cyrihut miratoi një kundërpropozim për një... -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide











