Kosova
Serwer i reagon Bërnabiqit: Askush s’ka të drejtë të bllokojë rrugë
Eksperti amerikan i sigurisë, Daniel Serwer, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë pas barrikadimit të rrugëve në veri të vendit. Ai tha se askush nuk dyshon në të drejtën e serbëve për të protestuar, por theksoi se askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët, të sulmojë policinë dhe të rrezikojë sigurinë publike.
“Askush nuk dyshon në të drejtën e serbëve në Kosovë për të protestuar në mënyrë paqësore, por nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët, të sulmojë policinë dhe të rrezikojë sigurinë publike. Dhe, nuk ka të drejtë si kryeministër i Serbisë të përdorë njerëzit në listën e pagave të shtetit tuaj për të destabilizuar një shtet fqinj”, ka shkruar Serwer në Twitter, transmeton albinfo.ch.
Këto komente të tij vijnë si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, në lidhje me barrikadat dhe tensionet në veri të Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











