Shqipëria
Shqipëri: Mjekëve e mësimdhënësve do t’u rriten pagat
Mjekët dhe mësuesit do të përfitojnë gjatë 2023 rritje pagash prej 6%.
Kjo rritje do të hyjë në fuqi në korrik të këtij viti, ndërsa do të përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë që ofrojnë shërbimin në sistemin shëndetësor në atë parësor dhe spitalor, gjithashtu dhe në institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë, ku bëjnë pjesë profesionistë të shëndetësisë, sikurse janë epidemiologët apo punonjësit e shëndetit publik.
Ndërkohë që nga ky vendim përfitojnë edhe 36 700 punonjës mësimorë, mes të cilëve për herë të parë edhe punonjësit psiko-socialë dhe punonjësit e sigurisë, transmeton atsh, përcjell albinfo.ch.
Do të përfitojnë edhe punonjësit e arsimit profesional, arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe konvikteve.
Konkretisht nga miratimi i këtij vendimi përfitojnë rreth 30200 mësues, rreth 790 punonjës psikologë, punonjës socialë dhe oficerë sigurie, rreth 1300 punonjës të arsimit profesional në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe rreth 4410 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, qendrave kulturore të fëmijëve dhe të konvikteve shkollore, në varësi të njësive të vetëqeverisjes vendore.
Politika e rritje së pagave është përfshirë në mbështetjen që qeveria ka për mjekët, infermierët si dhe mësuesit.
Gjatë dy mandateve rritja e pagave për mjekët e infermierët ka qenë konsistente dhe në vazhdim, 63 % janë rritur pagat për mjekët e infermierët në këto vite dhe 40 % ka qenë rritja historike për pagat në vitin 2021.
Efekti financiar i rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët dhe shpërblimeve është rreth 10 milionë dollarë dhe i shtrin efektet nga data 1 korrik 2022.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit











