Kosova
Scholz dhe Macron nuk ndalin përpjekjet për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Franca dhe Gjermania nuk e kanë ndërmend pushimin derisa në terren të krijojnë atmosferën dhe kushtet që Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje finale.
Qysh këtë muaj presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet t’i dërgojnë në Prishtinë e Beograd kryekëshilltarët e tyre, Emmanuel Bonne dhe Jens Plotner.
Në vizitën e parë që e kishin realizuar më 9 shtator të 2022-ës, ata u shoqëruan nga emisari evropian Miroslav Lajçak, kurse kësaj radhe me ta pritet të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Dy diplomatët evropianë pa dashur të përmendeshin me emra thanë të hënën se ardhja e delegacioneve euro-amerikane duhet të merret më seriozisht kësaj radhe dhe se kërkesat e tyre këtë herë për palët janë fort më të kristalizuara sesa gjatë takimeve të shtatorit, ku edhe u prezantua versioni fillestar i propozimit të BE-së për ujdi kosovaro-serbe.
I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, që edhe vetë ka mandat deri më 31 gusht 2024, thotë se afatet po përafrohen për pajtim.
Duke folur për gazetën amerikane “Politico”, diplomati sllovak theksoi se tani ka një strukturë të favorshme dhe se vëmendja e lidershipit në ShBA dhe BE është e lartë.
Por, sipas tij, dritarja e vërtetë e mundësive për ujdi qëndron diku deri në dhjetor të 2023-tës ose në fillim të 2024-tës.
Nëse gjërat nuk bëhen deri atëherë, Lajçak thotë se duhet të fillohet nga e para. E nëse ka kthim në kriza e përplasje, atëherë ai thotë se afatet duhet harruar.
Ndryshe, gjatë vitit 2024 pritet të mbahen zgjedhjet e përgjithshme për institucionet e Bashkimit Evropian, siç është parlamenti kurse po të njëjtin vit – pra në vjeshtë – mbahen zgjedhjet presidenciale amerikane.
Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani gjatë intervistës së saj të fundvitit në Rubikon, po ashtu konfirmoi se pritet që në pjesën e parë të muajit janar, të vijnë në Prishtinë pikërisht Bonne dhe Plotner.
E-Diaspora
-
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg Ekspozita, dokumentar dhe muzikë: Kosova prezantohet në Hamburg ... -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












