Kosova
KFOR refuzon kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se KFOR-i i është përgjigjur negativisht kërkesës së Serbisë për kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
Por, Vuçiq theksoi se KFOR-i “aksidentalisht” e dhanë këtë përgjigje negative në ditën e Krishtlindjes.
“Të gjithë e dinim dhe e prisnim atë përgjigje, mendoj se diku e kam shpallur, mendoj se e kanë thënë në letrën e tyre të përpiluar me kujdes, dërguar Qeverisë së Serbisë për kërkesën e saj dhe pastaj përmes kabinetit ushtarak jam prezantuar edhe unë. Ata besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e Ushtrisë Serbe dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa iu referuan Rezolutës 1244”, tha Vuçiq për Pink.
Vuçiq thotë se KFOR-i megjithatë ka deklaruar se në përputhje me Rezolutën e OKB-së, ata kanë rolin e tyre.
“Do të ishte mirë sikur të na jepnin një përgjigje pozitive në prag të Krishtlindjeve, atëherë do të kishte kuptim, por jo negative para Krishtlindjeve, atëherë e dini që nuk është rastësi, kanë bërë një gabim, me një konotacion të qartë politik”, tha pos tjerash Vuçiq.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia














