Shqipëria
Forcohet pasaporta shqiptare, ua kalon edhe disa vendeve të pasura
Pasaporta e Shqipërisë është bërë më e fuqishme se pasaportat e disa prej vendeve shumë më të pasura dhe të zhvilluara se ajo.
Pasaporta e Shqipërisë është bërë më e fuqishme se pasaportat e disa prej vendeve shumë më të pasura dhe të zhvilluara se ajo.
Indeksi i pasaportave Henley ndërton një renditje origjinale të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të ndryshme të botës sipas numrit të destinacioneve në të cilat zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa një vizë paraprake, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Indeksi bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) – databaza më e madhe, më e saktë e informacionit të udhëtimit.
Shqipëria këtë vit u rendit në vendin e 51-të, pasi me anë të pasaportës shqiptare mund të shkohet në 115-të vende.
Kështu, pasaporta shqiptare ia kalon vendeve si Turqia, Katari, Emiratet Arabe, Kinës, Bjellorusisë, Armenisë e shumë vendeve të tjera.
Kosova për fat të keq renditet diku në fund të listës, në vendin e 101-të, me akses në vetëm 41 shtete.
Në vend të fundit ishte Afganistani me vetëm 27 shtete të aksesueshme nga zotëruesit e një pasaporte afgane, ndërsa në vendet e para ishin Japonia me 193 vende, e pasuar nga Singapori, Koreja e Jugut, Gjermania, Spanja, Finlanda dhe Italia./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë












