Shqipëria
Ministri britanik i Emigracionit, sërish me gjuhë diskriminuese ndaj shqiptarëve
Ministri britanik për Emigracionin, Robert Jenrick, nuk është penduar për gjuhën e ashpër dhe diskriminuese ndaj emigrantëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, madje insiston se nuk bëri asgjë të gabuar.
Në një video te publikuar gjate fundjavës, ai bënte thirrje që policët kufitarë të gjejnë shqiptarët dhe t’i dëbojnë ata. Gjatë një interviste për një media britanike, prezantuesi Nick Ferrari i thotë ministrit se ka ofenduar shqiptarët, duke pretenduar se janë të gjithë kriminelë dhe se nuk ka diferencuar emigrantët e ligjshëm nga ata të paligjshëm.
Përgjigjja e zyrtarit të qeverisë së Londrës ishte se do të vazhdojë pa pushim bashkëpunimin me qeverinë shqiptare për të zbatuar planin për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
“Ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë dallimin mes diasporës shqiptare në këtë vend, të cilët i respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi, shtetasve britanikë me prejardhje shqiptare dhe atyre që vijnë këtu ilegalisht dhe atyre që vijnë këtu ilegalisht me gomone. Është absolutisht e drejtë që qeveria të ketë një linjë të ashpër ndaj saj dhe është një fokus i veçantë imi dhe i kryeministrit për të zvogëluar fenomenin, në të cilin ne dëshmuam vitin e kaluar kur një numër të madh shqiptarësh vinin ilegalisht. Shqipëria është një vend i sigurt”, tha Jenrick.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë












