Lajme
Gjermania e shpall të mbyllur varësinë për energji nga Rusia
Gjermania nuk varet më nga importet ruse për furnizimet e saj me energji, ka deklaruar ministri i financave të vendit për BBC.
Christian Lindner tha se Gjermania ka diversifikuar plotësisht infrastrukturën e saj energjetike që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë vitin e kaluar.
Pas pushtimit, Rusia ndërpreu furnizimet me gaz për në Europë, duke sjellë shqetësime lidhur me ndërprerje të mundshme të energjisë këtë dimër.
Por, Gjermania ka arritur të gjejë burime të reja për t’u furnizuar me energji, tha Lindner.
“Po, sigurisht që Gjermania është ende e varur nga importet e energjisë, por sot, ne nuk varemi më nga importet ruse, por nga tregjet globale”, tha ai.
Gjermania më parë importonte rreth gjysmën e nevojave të saj të gazit nga Rusia.
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Lindner vuri në dukje shpejtësinë me të cilën është ndërtuar terminali i ri i gazit natyror të lëngshëm në Gjermani – në një kohë rekord prej rreth tetë muajsh, tha ai. Ministri gjithashtu shtoi se janë planifikuar edhe investime të tjera në infrastrukturë.
“Ky është vetëm një shembull i ndryshimit të madh në politikat e Gjermanisë,” tha ai.
“Ne e kemi kuptuar se duhet të rrisim konkurrueshmërinë tonë pas epokës së kancelares Merkel. Ajo epokë fokusohej te pikat e forta të së kaluarës, ndërsa tani ne po zhvillojmë pikat e forta të së ardhmes,” tha ai.
Lufta e tregtisë së gjelbër
Lindner foli me nota optimiste, duke sugjeruar se kishte “disa prova” që inflacioni në Gjermani kishte arritur pikun e tij vitin e kaluar.
“Ndoshta do të ketë një rimëkëmbje më të shpejtë të ekonomisë globale dhe të ekonomive europiane nga sa pritej,” tha ai.
Megjithatë, mundësia që të ketë një mosmarrëveshje të dëmshme tregtare midis BE-së dhe SHBA-së lidhur me subvencionet e gjelbra mbetet e hapur.
Një ligj i ri i prezantuar nga Presidenti Biden vitin e kaluar, i cili synon t’i japë zgjidhje problemit të rritjes së çmimeve, konsideron gjithashtu disa masa për të trajtuar ndryshimet klimatike. Megjithatë, ai përfshin disa rregulla të tipit “Made in America”. Kjo do të thotë se bizneset nga jashtë SHBA-së që nuk kanë të drejtë për të përfituar nga kjo mbështetje, mbeten në disavantazh.
Lindner tha se ai nuk dëshiron që të shohë Bashkimin Europian duke filluar një luftë tregtare me SHBA-në lidhur me këto rregulla./
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











