Kosova
50 mijë qytetarë në pritje të pasaportës
Mbi 50 mijë qytetarë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaportë, që nga fundi i shtatorit e deri më tash. Ata nuk kanë arritur të marrin dokumentin e tyre, për shkak të mungesës së materialit.
E pritja për ta marrë pasaportën, varësisht nga koha kur kanë aplikuar, për disa do të mund të zgjasë deri në muajin mars.
Por, sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj, prodhimi i pasaportave për të gjithë ata që kanë aplikuar mund të marrë kohë deri ne muajin mars.
“Që në javën tjetër do të fillojmë me prodhimin e dokumenteve që janë në pritje, do fillojmë nga muaji shtator për prodhimin e dokumenteve, tërë muajin shkurt na duhet të prodhojmë dokumente për qytetarët që janë duke pritur, na duhet një kohë deri në muajin mars që të bimë situatën normale”, ka thënë ai.Camaj tutje ka deklaruar se tashmë janë furnizuar mjaftueshëm me material dhe se nuk beson qe do të përballen me situata të ngjashme si në muaj e kaluar.
“Ne jemi furnizuar për 305 që është kontrata e vitit të kaluar, në muajin mars fillojmë furnizimin me kontratën që e kemi bërë me negocim, dhe me atë do furnizohemi për një vit, derisa të gjejmë një tjetër kontraktues për tu furnizuar më gjatë”, është shprehur ai.
Me t’u njoftuar nga mediat se është rikthyer furnizimi me material për pasaporta, qytetarët ia mësynë gjatë së premtes qendrës së Regjistrimit Civil në Prishtinë. Ata thonë se i janë gëzuar lajmit, për shkak se kjo situatë u ka shkaktuar telashe të shumta.
“Kam aplikuar më kanë thënë në fund të muajit do bëhet, jam duke u përgatitur për Gjermani me shku, se për këtë pata problem, për shkak të pasaportës së vjetër”, thotë qytetari Bekir Bylykemir.“ Me nxjerr një pasaportë për mbesën, duhet dokumentet me i kompletuar për të hënën dhe besoj që do bëhet diçka pastaj”, thotë qytetari tjetër, Isa Kabashi
Për prodhimin e pasaportave, letërnjoftimeve dhe lejeve të vozitjes, tash e katër muaj ka pasur mungesë të materialit prodhues.
Për shkak të mungesës se materialit, javë me parë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, iu drejtua shtetit të Gjermanisë që të lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojnë edhe me pasaportë të skaduar.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












