Lajme
Pse duhet të pini çajin e frutave të malit
Dihet se frutat e pyllit janë unike në shije dhe vlera, por bashkimi i tyre, si gjithmonë, sjell fuqinë maksimale për organizmin, përcjell albinfo.ch.
Veçohet se nëse konsumoni boronica, luleshtrydhe, trëndafil të egër, manaferra dhe boronica të kuqe, vlerat shëndetësore të tyre do të shumëfishohen në të mirën e shëndetit tuaj.
Përfshirja e frutave të pyllit në ushqimet tuaja është një metodë mjaft e mirë dhe e zgjuar për të parandaluar sëmundjet dhe përmirësuar shëndetin.
Shkencëtarët kanë shumë të drejtë kur i klasifikojnë këto fruta si super ushqime, sepse ato janë të pasura me ushqyes, antioksidantë, fibër, vitaminë C dhe folat.
Më poshtë do të lexoni mbi vlerat e tyre dhe rekomandimet e AgroWeb.org për përgatitjen e çajit të plotfuqishëm të frutave të pyllit.
Çfarë thonë studimet për konsumin e frutave të pyllit
Frutat e pyllit janë të pasura me flavonoidë, një ndër antioksidantët më të fuqishëm që ekzistojnë.
Ato gjenden me shumicë në frutat e pyllit dhe janë përgjegjëse për pigmentin e zjarrtë të së kuqes, vjollcës ose blusë që karakterizon këto fruta.
Studimet kanë zbuluar lidhje të forta mes flavonoidëve që gjenden tek boronicat me uljen e ndjeshme të rrezikut që i kanoset organizmit nga radikalet e lira.
Flavonoidët e ndihmojnë organizmin të jetë më i mbrojtur ndaj sëmundjeve. Ato neutralizojnë radikalet e lira, të cilat dëmtojnë qelizat e shëndetshme.
Prodhimi i këtyre substancave të rrezikshme shtohet kur ne ekspozohemi ndaj ndotjes, rrezatimeve, tymit të duhanit dhe pesticideve.
Fitoushqyesit që gjenden te kokrrat e pyllit përmirësojnë komunikimin mes qelizave të trurit, një proces që me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më i vështirë.
Të gjitha frutat dhe perimet janë të pasura me fibër, por frutat e pyllit janë të veçanta.
Pektina, lloji kryesor i fibrës që përmbajnë këto fruta është e tretshme. Ajo ngadalëson tretjen duke ju ndihmuar të qëndroni të ngopur për shumë kohë.
Një gjë e tillë mund të ndihmojë edhe në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë. Pektina rregullon nivelet e sheqerit në gjak, ndaj frutat e pyllit nuk duhet të mungojnë në tryezën e njerëzve që vuajnë nga diabeti.
Frutat e pyllit janë një burim i mirë i vitaminës C, edhe ajo një antioksidant i fuqishëm dhe i dobishëm për rritjen dhe zhvillimin e organizmit dhe shërimin e plagëve.
Frutat e pyllit janë të pasura me folat, ose siç njihet ndryshe vitamina B9 që gjendet natyralisht tek frutat, veçanërisht tek luleshtrydhet.
Nivelet e larta të homocisteinës, aminoacidit që dëmton enët e gjakut, rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Folati është një nga armiqtë kryesorë të saj.
Studimet kanë treguar se antioksidantët kanë një ndikim të fortë në tensionin e lartë të gjakut. Ato zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij, duke ulur në të njëjtën kohë tensionin.
Frutat e pyllit përmbajnë fruktozë, një sheqer natyral që mbetabolizohet pa nevojën e insulinës. Frutat e pyllit janë ideale për rënien në peshë, sepse ato përmbajnë pak kalori dhe aspak yndyrna.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji














