Lajme
Ka shkuar në mbi 41 mijë numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Referuar të dhënave të fundit, nga tërmeti shkatërrues në Turqi kanë humbur jetën 35.418 persona dhe në Siri të paktën 5.800 persona. Pothuajse 100,000 u plagosën, përcjell albinfo.ch.
Tërmeti preku 13 milionë njerëz, duke përfshirë rreth 7 milionë fëmijë. Më shumë se 200,000 njerëz po marrin pjesë në kërkim-shpëtim.
Rreth 20 mijë të lënduar po marrin trajtim spitalor. Në dhjetë provinca turke, së bashku me përpjekjet e shpëtimit, ndërtesat e dëmtuara po shkatërrohen qëllimisht dhe po pastrohen rrënojat.
Ndërkohë “mrekullitë” vazhdojnë edhe në ditën e dhjetë të tërmetit. TRT raportoi mëngjesin e sotëm se 77-vjeçarja Fatma Gungor u nxor nga rrënojat 212 orë pas tërmetit shkatërrues. Ajo u shpëtua nga Adiyaman.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave Shoqata Zvicerane e Qiramarrësve ka mbledhur mbi 140 mijë nënshkrime, duke siguruar mbajtjen e një referendumi... -
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja -
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C












