Lajme
Hapet një pikë shkollore në Laufen të Kantonit të Basellandit
Pavarësia e Kosovës festohet me hapjen e një pike të re shkollore në Laufen të Kantonit të Basellandit
“Shkolla Shqipe” në Zvicër, në prag të festës së Pavarësisë së Kosovës ja hapur një pikë shkollore, e cila bën bashkë fëmijët shqiptarë nga të gjitha trojet, të cilët me familjet e tyre jetojnë në Laufen të kantonit të Basellandit”, thuhet në një njoftim nga “Shkolla Shqipe”.
“Kjo e mërkurë e datës 15 shkurt 2023 solli buzëqeshje në fytyrat e këtyre vogëlushëve të cilët të lumtur, të gëzuar u ulën në bankat shkollore të “Shkollës Shqipe” në Zvicër, duke e rritur jo vetëm numrin e nxënësve por edhe duke u përkushtuar, që sa më mirë ta mësojnë gjuhën amtare. Çdo gjuhë është vlerë e shtuar por gjuhën e nënës nuk e zëvendëson gjë. Ajo ka kuptim ndryshe, ka domethënie tjetër, prandaj është obligim moral dhe kombëtar i prindërve që të kujdesen në këtë drejtim më shumë për fëmijët e tyre.
Edhe pse klasa ku zhvillohej mësimi, ishte një klasë e vjetër, ajo u zbukurua nga fëmijët shqiptarë, të cilët me buzëqeshjen e tyre herë shikonin librat dhe herë mësuesen duke dhënë një shenjë se ishin të gatshëm të fillojnë betejën e madhe me shkronjat e shqipes. Edhe mësuesja me vështrimin, me gatishmërinë e saj, dukej se po i thonte, që së bashku në këtë rrugëtim do të dalin faqebardhë. Dhe këtë gëzim e përjetuam edhe ne që ishim prezent në klasën e shkollës shqipe në Laufen. Gëzimi ishte i pa përshkruar nga të gjithë, por edhe nga prindërit të cilët i shoqëronin fëmijët e tyre deri te dera e shkollës.
Edhe pse ditë shkurti, dielli kishte pushtuar këtë qytezë, një diell që ngrohte zemrat e nxënësve që kishin përqafuar me aq dashuri librin e gjuhës shqipe. Nora, Ayani, Isaku, Aulona, Lijana, Suad, Hana, Tara, Era, Edioni, Meriem, Melek, Jon, Aylin, Hira, Selma e shikonin mësuesen me një gëzim të veçantë sepse për ta dhe bashkëmoshatarët e tyre kishte filluar një ditë e re, një ditë ku ata do të mësonin edhe gjuhën shqipe.
Dhe fare në fund duke ju dëshiruar nxënësve dhe mësueses suksese pafund urojmë dhe apelojmë te të gjithë bashkatdhetarët që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në shkollën shqipe.
“Shkolla Shqipe” – Zvicër
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













