Lajme
Meloni: Italia nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë
Bëhet e ditur se kryeministrja e djathtë e Italisë, Meloni ,ishte aleatja e fundit perëndimore që u takua me Zelenskin për të diskutuar për ndihmat ushtarake, përcjell albinfo.ch.
Pas bisedimeve me presidentin e Ukrainës, Meloni tha se furnizimi i Ukrainës me avionë luftarakë nga Italia “nuk kishte qenë temë e bisedimeve”.
Megjithatë, kryeministrja italiane tha se Roma po shqyrton mundësinë për të furnizuar Kievin me sisteme shtesë për mbrojtjen ajrore. Italia është duke dërguar në ndërkohë sisteme SAMP/T-MAMBA, si pjesë e një nisme të përbashkët me Francën.
“Ukraina mund të mbështetet tek Italia”, tha ajo në një konferencë shtypi përpara se të udhëtonte për në Ukrainë. Vizita e Melonit u shoqërua me polemika, megjithatë duket se Meloni po përpiqet të tregojë solidaritet pas deklaratave të saj ambivalente për luftën gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar.
Po ashtu Meloni ka të ngjarë që po përpiqet gjithashtu të minimizojë dëmin politik për Italinë, pas deklaratave të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi. Javën e kaluar Berlusconi, aleat kyç në koalicionin qeverisës të Melonit, u mburr edhe një herë për miqësinë e tij të gjatë me presidentin rus Putin, duke u thënë se ai i kishte dërguar si dhuratë disa kuti me vodka. Zelenski u përgjigj me shaka rreth deklaratës së Berlusconit, duket thënë se do t’i dërgonte ai vodka nëse kjo ishte gjithçka që duhet për të siguruar miqësinë e tij.
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë Policia kantonale e St. Gallenit ka arrestuar një burrë 51-vjeçar. Sipas policisë, burri i arrestuar është... -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran












