Lajme
Liderët e G7-s dhe Zelensky takohen në përvjetorin e luftës
Raportohet se liderët e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë zhvilluar një takim virtual të premten mbrëma, ku është theksuar përkushtimit për të ndalur pushtimin rus të Ukrainës, që ka nisur një vit më parë, përcjell albinfo.ch.
Para takimit, Shtetet e Bashkuara njoftuan për një pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 2 miliardë dollarësh dhe po ashtu vendosën sanksione të reja ndaj Rusisë që synojnë të dëmtojnë makinerinë ushtarake të Kremlinit.
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se G7 ka bërë thirrje që shtetet e tjera të mos i dërgojnë ndihmë ushtarake Rusisë, që ka pushtuar disa pjesë në lindje dhe jug të Ukrainës, por ka dështuar që të arrijë qëllimin kryesor të nisjes së luftës, atë të rrëzimit të Qeverisë properëndimore ukrainase dhe të pushtimit të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare Zviceranët shpenzojnë më shumë në vendet fqinje pavarësisht kufizimeve ... -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët











