Lajme
Belgjika ndalon përdorimin e TikTok-ut në pajisjet qeveritare
Raportohet se qeveria e Belgjikës ka ndaluar platformën kineze të mediave sociale TikTok në kompjuterët dhe pajisjet celulare të përdorura nga zyrtarët qeveritarë, përcjell albinfo.ch.
Vendimi i qeverisë u bë i ditur pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Zv. kryeministri Georges Gilkinet, në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter tha se vendimi për ndalimin u mor në nivel federal.
“Ne morëm një vendim të arsyeshëm dhe të nevojshëm”, tha ai.
Theksohet se përveç qeverisë federale, qeveria flamane gjithashtu do të vendosë një ndalim për TikTok-un për punonjësit publikë. Të njëjtin vendim pritet të marrë së shpejti edhe qeveria valone, transmeton Anadolu.
Qendra belge e sigurisë kibernetike paralajmëroi se TikTok-u mbledh sasi të konsiderueshme të dhënash nga përdoruesit. Ndonjëherë përdoruesit nuk janë në dijeni të tyre dhe kjo paraqet rrezik për sa i përket shkeljes së privatësisë.
Disa vende perëndimore, veçanërisht SHBA-ja dhe institucionet e Bashkimit Evropian (BE) vendosën të ndalojnë përdorimin e TikTok-ut në pajisjet e përdorura nga punonjësit zyrtarë për punë në javët e fundit.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë













