Lajme
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron për muajin e Ramazanit
DAIGS
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër
Urimi me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit:
Të nderuar vëllezër e motra!
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër njofton besimtarët myslimanë se të mërkurën në mbrëmje, më 22 mars 2023, me perëndimin e diellit, fillon muaji i bekuar i Ramazanit, me ç’rast do të falen edhe teravitë e para, ndërsa të enjten, më 23 mars 2023, është dita e parë e agjërimit të muajit të Ramazanit për vitin 2023 / 1444 H.
KMSHZ me këtë rast u uron të gjithë besimtarëve myslimanë që jetojnë në Zvicër ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit, duke e lutur All-llahun xh.sh. që netët dhe ditët e tij të jenë plot begati, mirësi, harmoni, tolerancë dhe dashuri të ndërsjellë.
Të nderuar besimtarë!
Muaji i Ramazanit është muaji më i veçantë i vitit dhe besimtarët i gëzohen jashtëzakonisht ardhjes së tij, pasi në të takohen adhurimet e mëdha të fesë, siç është agjërimi, namazi, leximi i Kur’anit, përmendja e Zotit, bamirësia, afërsia familjare, shoqërimi me njerëz të mirë, si dhe reflektimi mbi vlerat më themelore sociale, humane e njerëzore.
Ramazani është muaji në të cilin besimtarët mësojnë të çmojnë jetën dhe atë ta kalojnë me kujdes dhe seriozitet të lartë. Gjatë agjërimit edukohemi që të mendojmë jo vetëm për vetveten, por edhe për të tjerët, për ata që u mungon ushqimi dhe pija, si dhe përgatitemi për të duruar në situata të ndryshme që sjell jeta. Pejgamberi a.s. ishte human dhe ndihmonte gjatë gjithë vitit, por në muajin e Ramazanit ndryshonte dhe ishte më bujar dhe më afër nevojtarëve.
Vëllezër e motra!
Zoti ynë, për hatër të Ramazanit, ruaji xhamitë tona, besimtarët e besimtaret, myslimanët mbarë, si dhe të gjithë njerëzit e botës. Me mëshirën e Ramazanit dritësona mendjet tona, me magfiretin e tij lehtësona shpirtrat tanë, si dhe me faljen e madhe të tij, çlirona nga çdo siklet i kësaj bote dhe botës tjetër! Amin!
Për hajr muaji i bekuar i Ramazanit, muaji i pranverës sonë shpirtërore. Paçim ditë dhe net të begata ramazani!
Hfz. Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji












