Kuriozitete
Kërkesë e madhe për veturën e parë elektrike turke
Së fundmi, përfaqësuesit e industrisë turke të veturave njoftuan se vetura e parë Togg e prodhuar në vend është shumë e kërkuar në treg dhe se 100 mijë para-porosi janë marrë brenda shtatë ditëve, përcjell albinfo.ch.
Në fund të muajit mars do të organizohet një short ku kompania do të zbulojë se cilët persona do të jenë të parët që do ta marrin këtë model veture. Në fazën e parë, Togg planifikon të shpërndajë 12 mijë modele Togg T10X.
“Togg më parë njoftoi se çmimi më i ulët i modelit të parë SUV të segmentit C do të jetë 50.230 dollarë. Automjeti, i cili hyri në prodhim brenda pesë vjetëve nga faza e projektimit, prodhohet nga një konsorcium prej pesë kompanish turke të quajtur Grupi i Iniciativës Automobile të Turqisë. Fillimi i prodhimit masiv pritet në fund të tetorit”, thuhet në njoftimin e Togg.
Zyrtarët e Toggit thanë se modeli tërësisht elektrik T10X fillimisht do të shitet me një motor dhe dy bateri, raporton Daily Sabah.
Versioni i parë i T10X mund të përshpejtojë nga zero në 100 km/h për 7.6 sekonda, ndërsa i dyti, i cili do të fillojë të dërgohet më 29 tetor, mund të përshpejtojë në 100 km/h për 4.8 sekonda.
Bateritë Togg T10X mund të karikohen deri në 80 për qind nga 20 për qind në më pak se 28 minuta në stacionet e karikimit të shpejtë.
Përveç SUV-it, Togg do të prodhojë katër modele të tjera – sedan, C-hatchback, B-SUV dhe B-MPV – deri në vitin 2030. Sedani do të ndjekë prodhimin masiv të SUV.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











