Lajme
Arkitektura e xhamisë në Köln, më e bukura në Europë
Objekti i xhamisë është zgjedhur me arkitekturën më të bukur në Evropë
Xhamia në Köln të Gjermanisë vlerësohet si një ndër xhamitë më të mëdha dhe më të bukura në gjithë Evropën, përcjell albinfo.ch.
Sipas ekspertëve të ndërtimit në Gjermani, është shumë e veçantë, si nga ana e dizajnimit, ashtu edhe për nga hapësira që ajo zë.
Referuar shpjegimeve nga ekspertët që zgjedhin xhamitë më të bukura çdo vit, pa dyshim se xhamia në Köln është zgjedhur me arkitekturën më të bukur, duke e vlerësuar si objekt intersant dhe pikë turistike në shtetin e Gjermanisë.
I gjithë vlerësimi erdhi edhe nga viztat e shumta që kishte kjo xhami, ku turistët nga e gjithë bota ishin të habitur me arkitekturën e ndërtimit të saj.
Xhamia qendrore e Köln-it ka një stilin modern të arkitekturës, një kube të tejdukshme dhe 2 minare 55 metra të larta. Në xhami do të mund të falen në të njëjtën kohë 2 mijë persona.
Vlen të theksohet se në Köln, njëri prej qyteteve më të vjetra të Gjermanisë, në të njëjtën kohë gjendet edhe katedralja më e madhe e vendit.
Sipas ekspertëve, ky është shembull më i mirë nga pikëpamja e bashkëjetesës në harmoni të njerëzve me fe, besim dhe kultura të ndryshme./Albinfo.ch
Më poshtë ju sjellim disa foto të saj:






E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












