Kosova
Kosova krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun sa i përket transformimit digjital
Kurti gjatë një fjalimi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun sa i përket transformimit digjital, përcjell albinfo.ch.
Ai gjatë prezantimit të Strategjisë së Kosovës për Qeverisje Elektronike 2023-2027, tha se Strategjia e E-qeverisjes e vendos vizionin e tyre për një administratë të digjitalizuar dhe transprente.
Ndërkohë edhe shefi i ekzekutivit tha se Strategjia E-Qeverisjes ndikon në rritjen e vazhdueshme të ekonomisë së vendit.
Kurti tha se ky është dokument strategjik që fokusohet në fushat kryesore të digjitalizimit të sektorit publik dhe që ndihmojnë në arritjen e vizionit të përcaktuar në Agjendën Digjitale të Kosovës 2030 për transformimin e Kosovës në një vend të suksesshëm në fushën e digjitalizimit.
Ai tha se objektivat të përcaktuar në strategji ndihmojnë në arritjen e vizionit të transformimit digjital në administratën publike të Kosovës.
“Strategjia e E-qeverisjes e vendos vizionin tonë për një administratë të digjitalizuar dhe me efekt e transparente. Ndikon në rritjen e vazhdueshme të ekonomisë së vendit. Një nga këto parimet janë vendosja e qytetarit në qendër të eliminojnë burokracinë dhe të kursejnë kohën. Një parim tjetër është gjithpërfshirja. Kosova është në top vendet për digjitalizim dhe krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun”, u shpreh Kurti.
“Strategjia adreson çështjet aktuale dhe formulon objektiva dhe veprime specifike për tejkalimin e tyre dhe arritjen e qëllimeve strategjike. Kosova ka shënuar progres të mirë në digjitalizimin e administratës publike, duke përcaktuar digjitalizimin si një nga prioritetet e saj, por strategjia thekson mundësitë për qasje më koherente dhe sistematike ndaj digjitalizimit në sektorin publik për t’i nxitur më tej përpjekjet për digjitalizim”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













