Maqedonia
Maqedonasi e gënjeu austriaken, i mori rreth 130 mijë euro
Shtetasi maqedonas e gënjente austriaken se e dashuronte.
Një ngjarje interesante dhe jo shumë e zakonshme ka ndodhur gjatë një udhëtimi me tren në tetor 2020, kur një grua austriake nga Salzburgu e moshës 49 vjeçe medoi se takoi dashurinë e saj të madhe, një shtetas të Maqedonisë së Veriut, rreth moshës 30 vjeç. Në atë kohë, banorja e Salzburgut nuk e kishte idenë se i riu së shpejti do të rezultonte një mashtrues dashurie, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ajo i ka transferuar “dashnorit” të saj rreth 130 mijë euro, i cili është shtirur për urgjenca të shumta, si sëmundje, shpenzime funerali, para për apartamente dhe probleme me policinë.
Po ashtu raportohet se 30-vjeçari u shfaq në adresën e shtëpisë së gruas së Salzburgut dymbëdhjetë herë për të marrë para prej saj.
Në fillim të qershorit 2021, gruaja nga Salzburgu filloi dyshimet e saj dhe njëkohësisht edhe frikën. Megjithatë, autori përdori kërcënime me vdekje për ta nxitur gruan që të vazhdonte t’i dërgonte para, shkruan krone.at.
Në shtator të vitit të kaluar, gruaja nga Salzburgu më në fund e denoncoi shantazhuesin e saj.
Tashmë janë identifikuar dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe dhjetë autorë të tjerë. Të gjithë autorët raportohen në prokurorinë publike të Salzburgut për mashtrim të rëndë tregtar dhe autorët kryesorë gjithashtu për shantazh të rëndë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











