Muzikë
Rita Ora paralajmëron këngë me Fatboy Slim
Duket se Rita Ora po e vazhdon kampanjën reklamuese për albumin e saj të tretë të incizuar në studio, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Rita tashmë e ka paralajmëruar lansimin e këngës së re me titull “Praising You”, në të cilën i përfshirë edhe një mysafir shumë special.
Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore e filloi vitin 2023 me publikimin e këngës “You Only Love Me” dhe, siç duket, nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.
32-vjeçarja i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta paralajmëruar videoprojektin e radhës, për të cilin shprehet jashtëzakonisht e entuziazmuar. Kënga e re “Praising You” vjen me DJ-in ikonik, Fatboy Slim.
Pasi e konfirmoi datën e lansimit, që do të jetë 19 prilli, Ora iu ndau disa pamje të shkurtra nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit, i cili vjen me regji të bashkëshortit të saj, Taika Waititi.
Së fundmi, Rita tha se beson se do të duhej të realizohej një film që do ta dokumentonte rrugëtimin e saj drejt famës dhe suksesit, dhe se ajo do të duhej të angazhohej për ta portretizuar veten në atë projekt.
“Mendoj se do të ishte një rol vërtet i mrekullueshëm i një vajze, e cila rritet në lagjet e varfra të Londrës, dhe me shumë sfida dhe punë arrin të bëhet e suksesshme. Filmi do të ishte një dramë e errët e përzier me pak komedi. Megjithatë do të më pëlqente që unë ta portretizoja veten në moshë të rritur, kurse Ritën e vogël, nuk kam ide se kush do të mund ta luante”, deklaroi ajo për gazetën “The Daily Star”.
Ylli i hitit “Hot Right Now” vitin e kaluar nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë incizuese “BMG”, dhe si pjesë e kontratës i është dhënë e drejta e materialit të saj muzikor.
Këngëtarja dhe aktorja e famshme tani i këshillon artistët e rinj, të cilët nuk janë të sigurt se si duhet ta mbrojnë punën e tyre.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













