Lajme
Vlerat e paçmueshme të luleshtrydheve, frutë e pranverës
Luleshtrydhet janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, përbërës kimikë që ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, përcjell albinfo.ch.
Një filxhan me luleshtrydhe të prera në feta përmban vetëm 46 kal. kundrejt vlerave të larta ushqyese.
Nga kjo sasi luleshtrydhesh ne përftojmë 85 mg vitamin C, 23 mg kalcium, 19 mg magnez, 35 mg fosfor, 220 mg potassium, 10 mcg Beta-karotinë dhe shumë Vitaminë B.
Luleshtrydhet janë veçanërisht të pasura me antioksidantë, përbërës kimikë që ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, disa kancerave dhe sëmundjeve të ndryshme kronike.
Flavonoidët janë përbërësit kryesorë fenolikë të pranishëm te luleshtrydhet. Ata u japin ngjyrë të kuqe dhe janë ndër përbërësit kryesorë që ndikojnë më shumë nëpërmjet vlerave të tyre antioksidante. Si flavonoidë mund të përmenden antocianinët, të cilët mendohet se kanë efekte mbrojtëse ndaj qelizave të këqija si dhe pengojnë zhvillimin e qelizave kanceroze të zorrës së trashë, prostatit dhe kavitetit të gojës, transmeton “Living”.
Luleshtrydhet janë të pasura me acid elagjik, i njohur për karakteristikat e tij antimikrobike dhe antivirale.
Reçeli i luleshtrydheve nuk e humbet vlerën e antioksidantëve. Gatimi shkakton një pakësim të vogël të antioksidantëve, por këta të fundit janë ende të pranishëm në reçel. Sasia e antioksidantëve është pothuajse e njëjtë në reçelin me luleshtrydhe dhe luleshtrydhet e freskëta.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












