Lajme
Vdes gruaja e parë në Zvicër që ishte bërë ministre federale, Elisabeth Kopp
Ishte zgjedhur në vitin 1984 dhe kishte dhënë dorëheqjen në vitin 1989 si rezultat i presionit publik...
Ndahet nga jeta ish-këshilltarja federale e FDP-së, Elisabeth Kopp. Gruaja e parë në qeverinë e shtetit zviceran vdiq në moshën 86-vjeçare, ka njoftuar të premten Këshilli Federal, transmeton albinfo.ch. Zonja nga Cyrihu vdiq të “Premten e Madhe”, pas një sëmundjeje të gjatë.
Dorëheqja për shkak të presionit publik
Elisabeth Kopp qe zgjedhur në Këshillin Federal më 2 tetor 1984 në votimin e parë. Në vitin 1989, politikania nga FDP kishte dhënë dorëheqjen nga Bundesrati (Këshilli Federal).
Kjo kishte ndodhur pasi në vitin 1988 qe zbuluar se ajo e kishte telefonuar bashkëshortin e saj duke i kërkuar të tërhiqej nga një kompani për shkak të përfshirjes së mundshme në pastrim parash.
Presioni publik përfundimisht e bindi Kopp të jepte dorëheqjen nga qeveria e shtetit, megjithëse ajo gjithmonë mohonte çdo faj të sajin moral ose ligjor.
Një vit më vonë, Gjykata Federale e pati liruar atë nga akuza për shkelje të sekretit zyrtar.
Elisabeth Kopp ka lindur më 16 dhjetor 1936 në Cyrih. Ajo filloi karrierën e saj politike në vitin 1970 si këshilltare e FDP në komunën Zumikon të Kantonit të Cyrihut, shkruan srf.ch.
Katër vjet më vonë ajo u bë gruaja e parë në kantonin e Cyrihut që u zgjodh kryetare e komunës. Të kujtojmë: Gratë në Zvicër kanë fituar të drejtën e votës në nivel nacional vetëm në vitin 1971. Në vitin 1979 ajo u transferua në Këshillin Kombëtar (Parlamentin e Zvicrës, Dhoma Nacionale).
Në vitin 1984 Kopp qe zgjedhur në qeverinë e shtetit ku ajo kishte pasuar liberalin e Cyrihut Rudolf Friedrich, i cili dha dorëheqjen pas dy vjetësh në detyrë.
Nga viti 1984 deri në vitin 1989 ajo, në kuadrin e Qeverisë Federale ishte drejtuese e Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë, transmeton albinfo.ch. Pas dorëheqjes, ajo u ankua për fushatën mediatike dhe mungesën e mbështetjes nga kolegët e saj në Këshillin Federal dhe në partinë e saj.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot Çmimet e qumështit në Zvicër do të bien nga shkurti. Kriteret për dhurimin e gjakut do... -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv?













