Lajme
Haradinaj mirëpritet në Austri nga djemtë e dëshmorit të UÇK-së, Avdullah Bugarit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për vizitë në Austri, ku pritet të zhvillojë disa takime me struktura të AAK-së në këtë shtet.
Haradinaj është mirëpritur në familjen e dëshmorit të parë të UÇK-së në Rahovec, Avdullah Bugarit.
“E kisha për nder që vizitën time në Austri ta nisja tek familja e Adri dhe Nuri Bugarit, djemtë e dëshmorit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec, Abdullah Bugarit”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj në Austri ka udhëtuar me kryetarë komunash nga AAK-ja si dhe me deputetë e zyrtarë tjerë të partisë.
“Së bashku me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, deputeten Time Kadrijaj dhe struktura të AAK-së i përgëzuam për kontributin e tyre të vazhdueshem ndaj atdheut, edhe pse jetojnë larg tij”, është shprehur Haradinaj.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një... -
Aargau po shndërrohet në qendrën kryesore të trafikut të kokainës në Zvicër -
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti?











