Lajme
Biden i kërkon Kongresit ligjin që ndalon armët e zjarrit
Presidenti amerikan, Joseph Biden, përsëriti thirrjen e tij drejtuar Kongresit për të ndaluar armët e zjarrit pas sulmit të armatosur gjatë fundjavës në Teksas, ku mbetën të vrarë tetë persona.
“Edhe një herë, po i kërkoj Kongresit të më dërgojë një ligj që ndalon armët e zjarrit”, tha Biden në një deklaratë, duke dënuar sulmin në shtetin amerikan të Teksasit, ku një person i armatosur vrau tetë persona në një qendër tregtare.
Sulmuesi, i cili u identifikua si Mauricio Garcia, 33 vjeç, u vra nga policia. Biden e quajti sulmin një “akt të pakuptimtë dhune” dhe tha se ai “do ta nënshkruante menjëherë” projektligjin nëse Kongresi ia dërgonte atij.
Personi ishte i armatosur me një pushkë AR-15 dhe kishte të paktën një armë tjetër me vete kur policia e qëlloi, tha një zyrtar i policisë për CNN. Në makinën e tij policia gjeti edhe disa armë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













