Lajme
Për kë votoi më shumë diaspora turke
Diaspora turke, rol të rëndësishëm në zgjedhjet e Turqisë
Përveç votuesve turq në Turqi, në zgjedhjet presidenciale të Turqisë, ku qytetarët zgjodhën midis liderit aktual, Recep Tayyip Erdogan, dhe përfaqësuesit të opozitës, Kemal Kilicdaroglu, edhe diasporë e madhe turke luajti rol të rëndësishëm në zgjedhjet e këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave të agjencisë Anadolu, të drejtë vote kanë pasur 3.416.086 votues në diasporë.
Thuhet se aktualisht janë numëruar rreth 87 për qind e votave dhe Erdogan kryeson me 56 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i tij kryesor ka 40 për qind të votave, transmeton Telegrafi.
Vlen të theksohet se diaspora më e madhe turke është në Gjermani, ku Erdogan fitoi bindshëm me 340 mijë vota, ose 65 për qind.
Ai fitoi edhe në Francë, ku mori mbështetjen e 62 për qind të votuesve, si dhe në Holandë me 68 për qind dhe në Belgjikë me 71 për qind të mbështetjes së diasporës turke.
Nga ana tjetër, Kiliçdaroglu mundi Erdoganin në SHBA, ku fitoi 79.83 për qind të votave të diasporës atje.
Pothuajse të gjitha vendet e Lindjes së Mesme e votuan Erdoganin, në Arabinë Saudite me 73 për qind, në Jordani me 88 për qind dhe në Liban me madje 95 për qind.
‘Bum votash’: Këto janë 12 provincat ku Erdogan gëzoi një rritje gjatë zgjedhjeve të fundit në Turqi.
Përveç Bosnjë e Hercegovinës, ku Erdogan fitoi 45.9 për qind të votave, ai fitoi edhe në Kosovë me 55 për qind të votave.
Kilicdaroglu ka festuar në vendet e tjera të rajonit, në Serbi ka marrë 48 për qind, në Mal të Zi 79 për qind, në Maqedoninë e Veriut 51 për qind dhe në Shqipëri 62 për qind të mbështetjes së diasporës turke.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës Raporti i ri paralajmëron për përkeqësim të situatës së sigurisë dhe rritje të rreziqeve nga spiunazhi,... -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë













