Kuriozitete
Faqja që ofron 100 dollarë në orë për të parë video në TikTok, për 10 orë në ditë
Disa oferta janë ëndërr për të rinjtë e zhytur në rrjetet sociale. Ubiquitous ofron 100 dollarë në orë për të parë video në TikTok, për 10 orë në ditë. Domethënë, 1000 dollarë në ditë. Pas një kontrate të tillë të veçantë ekziston një shpjegim racional: kjo kompani kërkon të njohë tendencat e reja në internet. Kjo do t’i lejojë klientët e agjencisë në fjalë të jenë në gjendje t’i përdorin ato për të rritur numrin e tyre në rrjete.
Pozicioni quhet “shikues i TikTok” dhe është plotësisht i aksesueshëm. Thjesht, duhet të abonoheni në kanalin e agjencisë në YouTube dhe të dërgoni një përmbledhje të shkurtër, duke justifikuar pse jeni i duhuri për pozicionin. Sigurisht, duhet të jeni mbi 18 vjeç dhe të keni njohuri paraprake për platformën, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
“Kandidatët e përzgjedhur do të na ndihmojnë gjithashtu të zbulojmë tendencat në zhvillim, duke plotësuar një dokument të thjeshtë për të vënë në dukje tendencat e përsëritura që ata zbulojnë”, thuhet në ofertën unike.
Pas vëzhgimit, përvoja duhet të publikohet në rrjetet sociale dhe të përmendet kompania. 31 maji është dita e fundit për të aplikuar, me ata që kanë fatin të marrin një njoftim shtatë ditë më vonë.
Pas punës, kandidatët do të përfundojnë me një mijë euro në portofolin e tyre.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme













