Muzikë
Mbi 50 vjet në skenë, Tina Turner ishte një ikonë e muzikës
Tina Turner ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare në Küsnacht
Kemi humbur një ikonë të muzikës. Tina Turner, këngëtarja e cila u bë shtetase zvicerane në vitin 2013, ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj afër Cyrihut, përcjell albinfo.ch.
Ajo ishte 83 vjeçe. Ne vajtojmë humbjen e saj me familjen, miqtë dhe miliona tifozët në mbarë botën.
Plot 50 vjet Tina Turner ka interpretuar në skenë, duke lënë gjurmë në botën e muzikës rock’n roll dhe ka shitur mbi 180 milionë albume e ka fituar tetë Grammys.
Fillimet e karrierës
Një zë tipik, padyshim që është Tina Turner dhe ky është hiti i parë i saj, që zuri vendin e 27-të në US-Charts në gusht të vitit 1960.
Në fakt këngën duhej ta regjistronte në studio Art Lassiter pranverën e vitit 1960, solisti i grupit të Ike Turner-it “Kings of Rhythm”. Por Lassite nuk u shfaq dhe Ike dergoi Tinën si soliste në mikrofon. Asokohe ajo quhej Anna Mae Bullock dhe qysh prej dy vjetësh ishte këngëtare e grupit shoqërues të trupës popullore të Ike-ut. Të dy ishin njohur në vitin 1957. Pikërisht në këtë periudhë nisi edhe karriera e pashembullt e Tina Turner-it.
Anna Mae Bullock, me pseudonimin Tina Turner, lindi në vitin 1939 në qytezën Nutbush në Tenese. Në vitin 1955 ajo u transferua në St. Louis, ku u takua me Ike, i cili i ndryshoi jetën. Ai e quajti atë Tina dhe që nga ajo kohë ata bënin turne në mbarë vendin me emërtimin: Ike & Tina Turner-Revue.
Për “Proud Mary” Tina Turner mori më 1970 të parin çmim Grammy Award si këngëtarja më e mirë e ritmit dhe blues.
Të dy nuk ishin çift vetëm në skenë, por edhe në jetën private. Në 1962 ata u martuan në Meksiko dhe lindën dy djem. Profesionalisht ata i ngjitën vazhdimisht shkallët e karrierës. Edhe në Evropë zëri i jashtëzakonshëm i Tinës tërhoqi vëmendjen, kur ajo në 1966 këndoi simfoninë pop „River Deep, Mountain High”, për të cilën u pagua me 25.000 dollarë.
Vitet më të sukseshme të Ike & Tina Turner-Revue u karakterizuan nga turnetë e përbashkët me Rolling Stones, spektaklet e rregullta në Las Vegas, një marrëveshje joshëse për shitjen e disqeve si dhe honoraret e larta për koncertet live. Ata jepnin 270 koncerte në vit. Me këngën „Proud Mary” ata u ngjitën në vitin 1970 për herë të parë në krye të dhjetë US-Charts më të mira. Kjo këngë u shit me miliona dhe Tina u vlerësua me të parin çmim Grammy Award si këngëtarja më e mirë e ritmit dhe blus.
Ike dhe Tina Turner pranohen në „Rock and Roll Hall of Fame”
Si çift artistësh Ike dhe Tina Turner në 1991 u pranuan në „Rock and Roll Hall of Fame”, ndërkohë që jetën private Tina e përshkruante si një ferr. Ike rezultoi një tiran, i cili e rrihte brutalisht Tinën. Disa herë ajo është shtruar edhe në spital, derisa u arratis në vitin 1976 duke i kthyer shpinën një herë e përgjithmonë bashkëshortit. Ajo u largua me vetëm 36 cent në xhep dhe gjatë divorcit hoqi dorë nga pasuria e përbashkët, por ruajti vetëm emrin, që më vonë i solli famë botërore. Por deri sa ia arriti kësaj, ajo mbijetoi në kushte të vështira, me borxhe dhe me ndihma sociale. Firmat diskografike e refuzonin atë si një yll të perënduar, që nuk mund të tregtohej më. Por në vitin 1984, Tina u rishfaq në skenë me albumin “Private Dancer” dhe kënga „What’s Love Got To Do With It” ishte hiti i parë i saj.
Jeta private
Tina Turner kishte dy djem, që kanë ndërruar jetë përpara saj në moshën 59 dhe 62 vjeç. Ajo ka pasur dhe dy fëmijë të adoptuar. Me partnerin e saj gjerman, ish-menaxherin muzikor Erwin Bach së fundi Turner jetonte që nga viti 1994 në Zvicër. Ajo ndihej e lidhur fort me këtë vend dhe më 2013 mori nënshtetësinë zvicerane. Po në atë vit u realizua edhe martesa mes Turner dhe Bach në vendbanimin e tyre në Küsnacht, kantoni i Zyrihut.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve