Lajme
Ligjëratë për “Dhunën në familje” nga Imma Mäder, specialiste nga Policia Kantonale Baselstadt
Shoqata Parandalo, në kuadër të projektit pjesë të Departamentit të policisë të Kantonit Baselstadt “Ndalo dhunën” organizon ligjëratë me temën “ Dhuna në familje” si një nga dukuritë më të përhapura dhe një nga krimet më të paraportuara në shoqërinë tonë. Dhuna në familje është një dukuri negative që është trajtuar më së shumti si një problem individual, që konsiderohet se i përket vetëm anëtarëve të familjes dhe jo shoqërisë, përcjell albinfo.ch.
Kjo dukuri negative, e cila po merr përmasa të paparashikuara me pasoja fatale, mund të ketë sukese në parandalim me një vetëdijesim, diskutim të hapur dhe me një sensibilizim të mbarë shoqërië sonë. Duke raportuar dhunën, jo vetëm nga personi i prekur, por edhe nga ata që kanë dyshime se ka elemente të dhunës te fqinjët, te shoku, shoqja, ju mund të ndihmoni shumë, nëse flisni, e dëgjoni dhe e informoni personin e prekuar apo të dyshuar. Shumë nga ne mundë të kenë frikë të bëjnë një hap të tillë , ngase mendohet se mund ta përkeqësoj situatën. Nëse ne si shoqëri dhe persona juridikë nuk reagojmë atëherë e mbrojmë personin që është i dhunshëm. Parandalimi i dukurive negative është përgjegjësi shoqërore.
Për të gjitha këto informacione dhe një debat interaktiv mund të merrni pjesë në ligjëratën që do të mbahet:
Të dielën, më 11.06.2023, prej orës 14.00- 16.00
Ligjëruese Imma Mäder, specialiste nga Policia Kantonale Baselstadt si dhe udhëheqëse e projektit
“Ndalo dhunën” nga Kt. Baselstadt.
Moderimi: Drita Ibrahimi-Parandalo
Vendi: Quartiertreffpunkt-Klyck, Kleinhuningerstrasse 205, 4057 Bazel
Kjo ligjëratë informative mbështetet nga Zyra Kontonale për Integrim dhe diversitet e Bazelit dhe GGG-Migration-Baselstadt.
Për Informata më të hollësishme, mund të kontaktoni në:
E-mailadresën: [email protected] apo në:
Tel. 079 771 67 04 dhe 076 410 11 10
Ju mirëpresim….
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë











