Lajme
BE-ja do t’i ofrojë Tunizisë 105 milionë euro për të frenuar emigrimin
“Bashkimi Evropian do t’i japë Tunizisë 105 milionë euro për vitin 2023 për të frenuar emigrimin e parregullt”,- kështu tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Paratë synojnë të mbështesin Tunizinë në menaxhimin e kufijve, kërkimin dhe shpëtimin, si dhe kundër operacioneve të kontrabandës, tha Von der Leyen në Tunis.
Kjo mbështetje financiare është gati tri herë më shumë sesa mesatarja vjetore e financimit në lidhje me migrimin që BE-ja ndau për Tunizinë në dy vitet e fundit , tha Von der Leyen.
Von der Leyen tha se është interes i përbashkët i BE-së dhe Tunizisë që të ndalin kontrabandistët dhe trafikantët me migrantë.
Shefja e Komisionit Evropian, i bëri këto komente pas takimit të përbashkët të saj me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe presidentin tunizian, Kais Saied.
Përfaqësuesit evropian kanë quar përpara përpjekjet që të arrijnë një marrëveshje me Tunizinë që të parandalojë nisjen e anijeve me mirgantë nga territori i saj./Euronews
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













