Lajme
3 mënyra për t’i shpëtuar sulmit të peshkaqenit në mes të detit
Bota u trondit kur një turist rus u vra ditë më parë në Egjipt nga një peshkaqen.
Në pamjet e publikuara në media shihet burri që po tentonte t’i shmangej, derisa peshkaqeni dikur e sulmoi dhe e mbyti.
Ballafaqimi me peshkaqen në mes të detit nuk është fare ndjesi e këndshme, sidomos kur ai shfaq interesim për notuesin. Shpeshherë mund të ndodhë që peshkaqenët afrohen pranë bregut për shumë arsye dhe nga kjo mund të rrezikohen personat që gjenden aty.
Por, ballafaqimi me një peshkaqen masiv në det është sfidë.
Ekspertët e notit kanë listuar një varg rekomandimesh se si të shmanget, shkruan Wikihow.
Mos i mbani sytë në të
Peshkaqenët kanë metoda të ndryshme të mënyrës së sulmit. Nganjëherë notojnë lart në sipërfaqe të ujit, e ndonjëherë rrinë në mes të ujit, e disa herë fshihen poshtë.
Për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme, duhet të lokalizohet ai, në mënyrë që të kontrollohen dhe vëzhgohen lëvizjet e tij. Edhe kur jeni duke u tërhequr drejt bregut, sigurohuni që jeni në dijeni të vendndodhjes së tij, në mënyrë që të keni kontroll mbi situatën.
Qëndroni të qetë dhe mos bëni lëvizje të papritura
Kur dalloni për herë të parë peshkaqenin, ka shumë mundësi që ai të largohet pa iu shqetësuar. Ju nuk mund të notoni më shpejt se ai, kështu që çdo tentativë për t’u larguar me shpejtësi dhe zhurmë nga vendi i ngjarjes do të jetë e kotë. Përpiquni të mbani distancë me të, duke u tërhequr ngadalë. Nëse peshkaqeni hidhet drejt jush, bëni lëvizje anash, që përpjekja e tij të shkojë huq.
Mos ia ktheni shpinën
Peshkaqeni di të jetë i paparashikueshëm dhe t’iu sulmojë në befasi. Andaj, vazhdoni të lëvizni me qetësi drejt bregut, gjithmonë me pamje kah ai.
Nëse pranë vetes keni shkëmbinj apo objekte të forta ku mund të vendoseni, bëjeni gjithsesi këtë, për t’ia pamundësuar atij t’iu afrohet. Qëndroni disa momente atyre, derisa të jeni të sigurt që peshkaqeni ka hequr dorë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











