Kosova
Anulohet mbledhja mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është anuluar mbledhje mes dy qeverive, e paraparë të mbahej të mërkurën.
Siç bëri të ditur Rama në një konferencë për media, nuk u dakorduan me kryeministrin e Kosovës për ndryshim të formatit.
“Jemi në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe krejt bashkësisë euroatlantike, ky takim nuk mund ta mbahet në formatin e parashikuar, pasi kam folur me Borrell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë për të diskutuar pikërisht me këtë situatë, e cila po ecën në mënyrë dramatike mes Kosovës me bashkisë euroatlantike, në një pikë të paimagjinueshme. Më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësi me kreun Kurti për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë për këtë, por kjo nuk është e mundur, sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot. Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












