Kosova
Boksieri Altin Zogaj fitoi titullin e kampionit të Evropës
Altin Zogaj fiton titullin e Evropës në IBO
Boksieri nga Kosova, Altin Zogaj, është shpallur kampion i Evropës në IBO. Ai të shtunën e ka mposhtur italian Riccardo Valentino. Zogaj fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, shkruan albinfo.ch.
Meçi u zhvillua në Stuttgart të Gjermanisë. Boksieri nga Kosova ende nuk e ka humbur asnjë luftë të zhvilluar. 30-vjeçari nga 12 meçe i ka 12 fitore.
Në Scharrena Stuttgart, më 17.06.2023 është mbajtur eventi i boksit, të organizuar nga Team Zogaj, ku lufta kryesore është zhvilluar në mes të kampionit ndërkombëtar të Gjermanisë, z. Altin Zogaj, dhe italianit Ricardo Valentino. Gjatë mbrëmjes janë zhvilluar gjithsej 8 meçe në boks, ku 4 bokserë ishin shtetas të Kosovës, ata ishin: Arianit Krasniqi, Dion Shabani, Drilon Rama dhe protagonisti Altin Zogaj.
Në këtë event madheshtor me mijëra shikues, në mesin e tyre qindra bashkatdhetarë, mori pjesë edhe Konsulli Besnik Miftaraj, i cili më kërkesë të organizatorit i përshendeti mjëra të pranishëm dhe përgëzoi për organizimin e mrekullueshëm.
Sfida kryesore për titullin e Evropës në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë e zhvilluar mes Altin Zogajt dhe Ricardo Valentino përfundoi me fitorën e shtetasit kosovar, Altin Zogaj, pas pikëve të jurisë së federatës së boksit IBO.
Në këtë event boksi kishte mysafirë të ndryshëm nga jeta publike dhe ekonomike, të cilët vlerësuan mbarëvajtjen dhe luftërat e zhvilluara.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme














