Lajme
Nivel rekord i popullsisë në Gjermani
Mbi 12 milionë qytetarë me prejardhje të huaj në Gjermani
Raportohet se si pasojë e një migracioni të lartë në vitet e fundit, numri i popullsisë në Gjermani është rritur në 84,4 milionë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se asnjëherë më parë Gjermania nuk ka pasur kaq shumë banorë. Popullsia në vitin 2022 është rritur me 1,3 %, një rritje e ndjeshme kjo, ka bërë të ditur Zyra Federale e Statistikave në Gjermani. Sipas saj, në fund të vitit 2022 në Gjermani jetonin 84,4 milionë banorë.
Sipas të dhënave, rritja e popullsisë lidhet qartë me shtimin e migracionit. Në vitin 2022 erdhën në Gjermani rreth 1,5 milionë banorë, katër herë më shumë se në vitin 2021. Një pjesë e madhe janë qytetarë nga Ukraina.
Mbi 12 milionë qytetarë me prejardhje të huaj në Gjermani
Në tërësi në fund të vitit 2022 jetonin në këtë vend rreth 72 milionë gjermanë dhe 12,3 nënshtetas me prejardhje të huaj. Me 1,34 milionë vetë janë nënshtetasit me origjinë turke ata që përbëjnë grupin më të madh të qytetarëve gjermane me prejardhje të huaj. Pas tyre renditen ukrainasit, 1,05 milionë vetë dhe ata sirianë, 883.000 vetë. Për shkak të luftës në Ukrainë është gjashtëfishuar numri i ukrainaseve dhe ukrainasve që jetojnë në Gjermani.
Edhe numri i të huajve në popullsinë e përgjithshme është rritur nga 13,1% në 14,6%. Numri i qytetarëve me nënshtetësi të huaj është rritur në një kohë që numri i gjermanëve është ulur. Një zhvillim tjetër: Në vitin 2022 në Gjermani kanë ndërruar jetë më shumë persona se sa kanë lindur. Në përgjithësi ka pasur 327.000 më shumë raste vdekjeje se lindjeje. Në vitin 2021 kjo shifër ishte 228.000.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













