Lajme
Shtohen kërkesat për djegie të librave fetarë në Suedi
Tri kërkesa për të djegur tekste fetare, përfshirë një libër Tevrati/Tora, i janë parashtruar policisë në Suedi në emër të lirisë së shprehjes, çka mund të nxisë zhurmë ndërkombëtare një javë pasi një Kuran u dogj jashtë një xhamie në Stokholm.
Policia konfirmoi se kishte pranuar kërkesë nga një individ për djegien e një libri të shenjtë të hebrenjve dhe një të të krishterëve jashtë Ambasadës izraelite në Stokholm më 15 korrik, si “simbolikë për hirë të lirisë së shprehjes”.
Një kërkesë tjetër për djegie të Kuranit “sa më shpejt të jetë e mundur” në Stokholm u dërgua nga një grua në të 50-at e saj, raportoi The Times of Israel.
Ambasadori i Izraelit në Suedi ka shprehur kundërshtinë e tij për kërkesën, duke thënë:
“Jam i tronditur dhe i tmerruar nga perspektiva e djegies së më shumë librave në Suedi, qoftë Kuranin, Tevrati apo ndonjë libër tjetër i shenjtë. Ky është qartë veprim urrejtjeje dhe duhet të ndalet”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?










