Ukraina
Takimi i NATO-s, nën masa të rrepta sigurie
Në Lituani mbahet takimi i vendeve anëtare të NATO-s më 11 dhe 12 korrik, që këtë herë është vetëm 151 kilometra larg Rusisë dhe vetëm 32 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë, që është aleate e Rusisë.
Për këtë arsye, gjashtëmbëdhjetë vende të NATO-s kanë dërguar rreth 1000 trupa për të siguruar takimin. Shumë prej aleatëve po ofrojnë gjithashtu sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore, të cilat u mungojnë shteteve baltike, shkruan Zëri i Amerikës.
“Do të ishte e papërgjegjshme ta kishim qiellin tonë të pambrojtur pasi Presidenti Biden dhe udhëheqësit e 40 vendeve mblidhen këtu”, tha Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, përcjell albinfo.ch.
Gjermania dislokoi 12 automjete lëshuese të raketave Patriot, armë që eliminojnë raketat balistike, raketat e komanduara dhe avionët luftarakë.
Spanja ka dërguar një sistem të mbrojtjes ajrore NASAMS, Franca po dërgon topat lëvizës special Caesar. Finlanda dhe Danimarka po vendosin avionë luftarakë në Lituani, ndërsa Britania dhe Franca po ofrojnë kapacitete kundër dronëve, shkruan Zëri i Amerikës.
Polonia dhe Gjermania dërguan forca të operacioneve speciale me helikopterë.
Të tjerët po dërgojnë kapacitete për t’u përballur me çdo sulm të mundshëm kimik, biologjik, radiologjik dhe bërthamor, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













