Kosova
Prishtina, një qytet magjik
Prishtina është në fakt një qytet sui generis, një melting pot i ndikimeve dhe trajtave kulturore brenda shqiptare, por edhe perëndimore. Të gjitha këto elemente e bëjnë kryeqytetin kosovar magjik
Pas luftës, dëgjoheshin zëra se Prishtina është fshati më i madh në Evropë, në mos më gjerë, nga shkaku i hovit të ndërtimit kaotik që e karakterizonte në atë kohë. Mbi njëzet vite pas, kryeqyteti kosovar është duke i ngjarë ditë e më shumë një hapësire urbane moderne, me transport publik, me zona banimi dhe industriale, me infrastruktura të reja, duke u zgjeruar me zona suburbane, por edhe duke u ngjitur lartë në hiperqendrën me rrokaqiej impresionues. Prishtina karakterizohet me një energji të një popullate të moshës së re që e kafshon jetën me plot zell dhe që do të ecë para, me një dinamikë ndërmarrësie e inovacioni që të hamend, por pa e anashkaluar artin e të jetuarit e “ndejës” që e karakterizon atë historikisht.
Në fakt, gjallëria e Prishtinës së sotme është një gërshetim i ndikimeve të ndryshme, duke filluar nga ajo e rinisë dhe studenteve dhe studentëve në numër të madh, të shkolluar dhe të emancipuar, me atë të një prezence ndërkombëtare konsekuente që ka qenë shtytës i ndryshimeve të shpejta në kohë dhe hapësirë. Edhe suazat politike të menaxhimit të qytetit nga akterë politikë të rinj dhe të aftë kanë ndikuar dukshëm në sistemimin e Prishtinës, duke u munduar që nga anarkia urbane e trashëguar nga paslufta, të stopohen ndërtimet e egra dhe të gjenden zgjidhje që qyteti të vazhdojë të zhvillohet, por edhe të frymojë dhe t`i ngjajë një zone urbane evropiane.
Këtyre dy dinamikave u shtohet edhe ajo e ndikimit të personave nga mërgata e madhe shqiptare që ka investuar në Kosovë dhe ku së bashku me kapitalin, ka sjellë dijen profesionale dhe idetë e saj. Kuptohet se edhe thithja e kuadrove nga hapësirat shqiptare e ka çuar atë përpara. Prishtina është qyteti ku duhet të jesh.
Së fundmi, për dallim nga kryeqytet tjera, shumë më pak ndihet e kaluara “komuniste” në Prishtinë, sepse është një qytet që ka shpërthyer përnjëherë, si një fidan në pranverë, mbi bazamente krejtësisht të reja. Kur ecën natën në Prishtinë nuk e ndjen plogështinë e shumë kryeqyteteve ballkanike, ngase dominojnë ngjyrat dhe gjallëria. Këtij fakti i kanë ndihmuar edhe infrastrukturat rrugore bashkëkohore që e kanë afruar kryeqytetin me tërë hapësirat kosovare dhe shqiptare. Të gjitha rrugët shpijnë në Prishtinë.
Shpejtësia me të cilën është duke ecur Prishtina është impresionuese. Para ca ditësh, disa ndërmarrës zviceranë dhe shqiptaro-zviceranë me peshë mbeten pa koment kur zbuluan Prishtinën, kur takonin ndërmarrëse dhe ndërmarrës të rinj kosovarë, të aftë, me ide origjinale, me projekte superinovuese në fusha të ndryshme dhe duke u bërë pjesë e rrjeteve ndërkombëtare me shërbime shumë në nivel për kompani të huaja perëndimore, sidomos në IT, por edhe në ndërtim e arkitekturë, arsim, krijim audiovizual, modë, etj.
Pa i harruar sfidat me të cilat ballafaqohet, Prishtina është bërë atraksion për të rinjtë, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Maqedonisë së veriut, Shqipërisë dhe sidomos të gjeneratave të reja të dala nga familjet mërgimtare. Prishtina është në fakt një qytet sui generis, një melting pot i ndikimeve dhe trajtave kulturore brenda shqiptare, por edhe perëndimore. Të gjitha këto elemente e bëjnë kryeqytetin kosovar magjik.
Dr. Bashkim Iseni, themelues i platformës Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me... -
Edicioni i katërt i “Tri Net Film Fest”: Mes modestisë së sallës dhe fuqisë së ekranit -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind













