Kosova
Lansohet platforma dedikuar mërgatës: Shijo Kosovën
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në lansimin e platformës dedikuar mërgatës, ”Shijo Kosovën”.
Në fjalën e tij, kryeministri duke iu uruar mirëseardhje atyre tha se si çdo verë, Kosova i pret me krahë të hapur dhe me zemër të mbushur plotë dhe se rikthimi i tyre në atdhe, në shtëpitë e tyre e shënon një moment të veçantë, e simbolizon lidhjen e përjetshme midis nesh edhe jush, aq të fortë sa që nuk kemi dy palë por jemi i njëjti popull.
‘’Si mërgatë, ju keni luajtur një rol shumë të rëndësishëm dhe vazhdoni të luani sa i përket zhvillimit ekonomik e social, politik e kulturor të Kosovës’’, u shpreh kryeministri.
Në këtë vit, kryeministri njoftoi se është arritur një nivel tjetër të bashkërendimit dhe bashkëpunimit me bashkatdhetarët.
Idetë e tyre për të ofruar mënyra inovative për përfshirje të diasporës në jetën politike, sociale, ekonomike dhe kulturore të Kosovës kanë filluar të marrin formë, dhe shumë programe janë zhvilluar duke pasur në mendje idetë dhe sugjerimet e tyre; programe sikurse Programi për Diplomaci Qytetare dhe Java e Kulturës në Kosovë.. Dhe për këtë, kryeministri i falënderoi përzemërsisht!
E tash, tha më tej ai, edhe platforma “Shijo Kosovën” këtë vit përfshinë shumë më shumë aktivitete, partnerë dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm duke e bërë këtë platformë bashkë-udhëtar të rëndësishëm të qëndrimit tuaj në Kosovë, jo vetëm gjatë verës, por gjatë tërë vitit.
Në këtë pritje, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zonja Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, zëvendësministrat Daulina Osmani nga Ministria e Kulturës. Rinisë dhe Sportit, përgjegjëse për sportin, Getoar Mjeku nga Ministria e Ekonomisë, dhe Agon Dobruna, nga Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti
















