Lajme
165.000 euro nga thyerja e bankomatit: Shqiptari nga Kosova pranon veprën
Plaçka: 165.000 euro. Megjithatë, kartmonedhat ishin të ngjyrosura, për të pamundësuar përdorimin. Agroni mund të dënohet me disa vjet burg
Në gusht të vitit 2022, i akuzuari qe nisur me makinë nga Bremeni në Homburg. Natën ai kishte parkuar makinën e tij në një shteg pylli pranë spitalit universitar të qytetit, transmeton albinfo.ch. Pastaj ai ishte ngjitur në ndërtesën numër 11 nëpërmjet një ashensori mallrash.
Pasi ka kaluar disa dyer, ai është ngjitur në pjesën e pasme të një bankomati në ndërtesën e ish barnatores, shkruan bild.de.
Personi i cili kishte qenë i dënuar edhe më parë (Agron A.) e ka çarë atë me një mjet teknik hidraulik që përdoret nga zjarrfikësit për të shpëtuar viktimat e bllokuara në aksidente.
Plaçka: 165.000 euro. Megjithatë, kartmonedhat ishin të ngjyrosura, për të pamundësuar përdorimin e tyre (automatikisht), transmeton albinfo.ch. Ndërkaq një ballafaqim i ADN-së në vendin e krimit i vuri hetuesit në gjurmët e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e tij në Bremen, policia kishte zbuluar mallra të vjedhura nga një tjetër vjedhje në veri të Gjermanisë, më shumë se një kilogram drogë dhe përveç pornografisë për fëmijë, një foto të mjetit të përmendur për zjarrfikje. E gjithë kjo çoi në arrestimin e tij!
Në fillim të procesit gjyqësor në gjykatën e Landit në Saarbrücken, avokati i tij mbrojtës, Christian Kessler, u ankua për gjoja punën e ngadaltë të policisë dhe zyrës së prokurorit publik dhe qortoi disa gabime procedurale që sipas tij, kanë ndodhur.
Si rezultat, prokurori publik kërkoi ndërprerjen e procedurës për sa i përket vjedhjes (së mëparshme) në veri, përcjell albinfo.ch. Agron A. ka pranuar thyerjen e bankomatit në Saarland. Procesi vazhdon.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit













