Ukraina
Ministri i Jashtëm ukrainas: Zelensky kurrë nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Putinin
Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba, është shprehur se Ukraina mund të nisë bisedimet e paqes me Rusinë pasi pushtuesit të largohen nga territori ukrainas, raporton gazeta italiane “Corriere della Sera”, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, “kurrë nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me udhëheqësin rus, Vladimir Putin”, teksa e quajti Putinin diktator, duke theksuar se Ukraina është gati për negociata paqeje kur Rusia të tërheqë “forcat pushtuese nga territori i atij vendi”.
“Ky qëllim mund të arrihet me një kombinim të luftës dhe diplomacisë. Gjeneralët tanë merren me pjesën e parë, detyra e tyre është të inkurajojnë rusët të tërhiqen dhe t’i bindin ata se është më mirë të flasim se sa të luftojmë”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, ai shtoi se Zelensky nuk do të ulet kurrë në tryezën e bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës Rregulla të reja për bagazhet e dorës do të zbatohen në Aeroportin e Cyrihut duke filluar... -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje













