Kosova
Kryeministri i Kosovës dhe ambasadori i SHBA-së nënshkruajnë marrëveshje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kanë nënshkruar sot marrëveshje mbi masat e sigurisë, me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar.
“Siguria kombëtare është e drejtë dhe nevojë. Ajo përkthehet në vullnetin dhe obligimin e qeverisë të marrë vendime, me të cilat garantohet pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i shtetit. Mbrojtja e tillë e informacionit parashihet me ligj dhe siguron mbrojtje, përderisa interesi kombëtar dikton një gjë të tillë”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo marrëveshje parasheh veprimet e të dy palëve në raport me informacionin e humbur, mënyrën e asgjësimit të informacionit të klasifikuar dhe ndarjes së tij në raport me palët e autorizuara.
Në anën tjetër, ambasadori Hovenier tha se kjo marrëveshje çon përpara aftësinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, përmes shkëmbimit të informatave me SHBA-në.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin











