Futboll
Admir Mehmedi i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist aktiv
Mehmedi ka luajtur 76 ndeshje për Zvicrën dhe mbi 200 ndeshje në Bundesliga.
Dikur njëri nga shqiptarët më të famshëm në botën e futbollit, Admir Mehmedi i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist aktiv. Madje, këtë vendim e ka marrë në moshën 32-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Mehmedi ka luajtur 76 ndeshje për Zvicrën dhe mbi 200 ndeshje në Bundesliga. Antalyaspor ishte skuadra e fundit në karrierën e tij.
Mehmedi ishte në bisedime me Zurichun për rikthimin në futbollin zviceran, por vendimin e mori në fund me efekt të menjëhershëm.
“Javën e kaluar më lejuan të shoqëroja djalin tim në klasë të parë dhe vajzën time në kopsht, një ngjarje që më dha kënaqësi të madhe.
Vendimin për t’u kthyer në Zvicër me familjen time e mora kohë më parë. Megjithatë, sot do të doja të njoftoja zyrtarisht përfundimin e karrierës sime aktive futbollistike”, ka thënë futbollisti nga Gostivari. Tani ai po planifikon të fillojë stërvitjen si trajner.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve











