Kosova
Aktakuza për masakrën e Dubravës pritet të ngritet së shpejti
Aktakuza ndaj të dyshuarve për masakrën e Dubravës, që është kryer mbi të burgosurit shqiptarë prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999, pritet të ngritet së shpejti.
Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ilir Morina, për televizionin publik tha se hetimet për këtë masakër tashmë kanë përfunduar, shkruan albinfo.ch.
“Kemi arrestuar një të dyshuar për masakrën e Dubravës, hetimet janë duke u zhvilluar që një kohë të gjatë. Jemi në fazën e vlerësimit të provave për mundësinë që brenda javësh, për të mos thënë muajsh, të ngremë një aktakuzë në këtë rast”, tha ai.
Rasti i Staradranës, ku janë vrarë 16 civilë, sipas tij, është rasti tjetër për të cilin do të ngritet aktakuzë.
“Edhe në atë rast kanë përfunduar hetimet, jemi në përpunimin e dosjes me mundësinë që brenda javësh ta ngremë aktakuzën”, shtoi ai.
Sipas tij, problemet politike, si bashkëpunimi me Serbinë, janë faktori kryesor që pengojnë hetimin e këtyre rasteve, teksa tha se me rritjen e numrit të hetuesve është mundësuar mbledhja e fakteve dhe se po bëhet më shumë punë për zbardhjen dhe dënimin e kryerësve të krimeve të luftës.
Ndryshe, masakra e Burgut të Dubravës është kryer mbi të burgosurit shqiptarë prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999, teksa nga kjo masakër mbetën të vrarë 160 shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin













