Kosova
Kroaci: Arkitektët e Kosovës shpërblehen me vend të parë për profesionalizëm
Studentët e vitit të pestë të Fakulteti i Arkitekturës të Universitetit ‘Hasan Prishtina’ janë shpallur fitues në 3 nga gjithsej 6 kategoritë të garës ndërkombëtare të organizuar nga platforma ndërkombëtare për arkitekturë InspireliAwards.com – architecture & design për projektimin e resortit turistik ‘Miris Garden‘, në lokacionin Stari Grad – Paklenica, që gjendet pranë qytetit të Zarës, në Kroaci, përcjell albinfo.ch.
Mes 163 projekteve konkurruese që vijnë nga 38 vende të ndryshme, studentët tanë kanë shkëlqyer, duke siguruar vendin e parë në tri nga gjashtë kategoritë.

Studentët fitues me projektet e tyre janë:
Vendi i parë në kategorinë e projektimit të qendrës komerciale, Besjana Ramadani, Alma Sylejmani dhe Adissa Hajdari, të cilat projektin e zhvilluan në kuadër të studios – lëndës Projektim – Ekonomike (sem. IX) nën mentorimin e Prof. Ass. Dr. Arta Xhambazi.
Vendi i parë në kategorinë e projektimit të hotelit, Era Pelaj, Ermonda Gashi dhe Elton Bajramaj, të cilët projektin e zhvilluan në kuadër të studios – lëndës Projektim – Banim (sem. IX) nën mentorimin e Prof.Ass.Dr. Rozafa Basha.
Vendi i parë në kategorinë e projektimit të apartamenteve, Lendrit K. Krasniqi, Lirigzon Olluri dhe Albion Hetemi, të cilët projektin e zhvilluan në kuadër të studios – lëndës Projektim – Banim (sem. IX) nën mentorimin e Prof.Ass.Dr. Rozafa Basha.
Kjo ishte ndër garat e para të organizuara nga platforma ‘Inspireli‘, ku kombinohet konkursi projektues dhe arsimimi, me ç‘rast falë zhvilluesve ndërkombëtarë të resortit në Kroaci dhe zyrës kryesore projektuese në Pragë, iu ofrua një përvojë e veçantë studentëve të arkitekturës nga universitete të ndryshme nga mbarë bota, për të kontribuar në projektimin e përmbajtjeve të resortit turistik në afërsi të Zarës.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave












