Bota
Tërmeti në Marok, numri i viktimave shkon në 2000
Bilanci i viktimave është rritur frikshëm, duke u regjistruar të paktën 2000 të vdekur
Ekipet e shpëtimit janë në luftë me kohën për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat në Marok, pas tërmetit shkatërrimtar, por shpresat po shuhen gjithnjë e më shumë me kalimin e orëve.
Bilanci i viktimave është rritur frikshëm, duke u regjistruar të paktën 2000 të vdekur, ndërsa më shumë se 1400 kanë marrë lëndime të rënda. Kryesisht pasojat më të rënda janë në provincat në jug të Marakeshit, ku tashmë kanë mbetur vetëm rrënojat, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
Mbreti Mohammed VI shpalli tri ditë zie kombëtare dhe urdhëroi strehim, ushqim dhe ndihmë për të mbijetuarit, të cilët e kaluan natën jashtë.
Kjo e diel shënon ditën e dytë të kërkimeve nën rrënoja, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se numri i viktimave pritet të rritet. Tërmeti me magnitudë 6.8 i së premtes, me epiqendër në Malet e Atlasit të Lartë, ka dëmtuar rëndë qytetin e Marakeshin, vendin e mbrojtur nga UNESCO. Fshatra të tërë janë rrafshuar totalisht, ndërsa shqetësuese mbetet ndihma në zonat provincial, aty ku nuk dihet ende një shifër paraprake viktimash.
Mbreti i vendit urdhëroi administratën dhe ushtrinë të dhurojë gjak, ndërsa u bëri thirrje banorëve të ndihmojnë spitalet të sigurojnë gjak për të plagosur. Lëkundjet e tokës më të rëndat që kanë prekur vendin në një shekull hodhën në tokë infrastrukturën vendase, me dëme ende të pallogaritshme. Më shumë se 300 mijë marokenë janë prekur nga këto shkatërrime, pasi shtëpitë e tyre janë kthyer në gërmadha.
Pavarësisht thirrjes së vazhdueshme nga autoritetet për të siguruar elementët bazë për të prekurit, ata kanë deklaruar se nuk i kanë ofruar as elementët bazë, si ujë dhe ushqim. OKB-ja njoftoi se është e gatshme të ndihmojë qeverinë e Marokut, njëkohësisht të njëjtën gjë ofruan edhe SHBA-ja, Britania, Spanja, Franca dhe Izraeli.
Pas në dhënien e ndihmave nuk ka mbetur as Algjeria fqinje, e cila ka pasur marrëdhënie armiqësore me Marokun në vitet e fundit, por tani po hap hapësirën e saj ajrore për fluturime humanitare në vendin e prekur nga tërmeti katastrofik.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










