Lajme
Biden, në mbrojtje të palestinezëve, dënon sulmet e izraelitëve në Bregun Perëndimor
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka dënuar sulmet hakmarrëse nga kolonët izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor.
Ai tha se po dyfishon përkushtimin e tij në punën për zgjidhjen me dy shtete për t’i dhënë fund konfliktit shumëvjeçar midis Izraelit dhe palestinezëve, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Biden tha se sulmet “nga kolonët ekstremistë” po i hedhin më shumë benzinë zjarrit në Lindjen e Mesme, ku situata është tensionuar që nga sulmet e Hamasit.
“Kjo duhet të ndalet. Ata duhet të mbahen përgjegjës”, tha Biden, gjatë konferencës për media së bashku me kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, i cili po viziton Washingtonin.
Dhuna e kolonëve kundër palestinezëve është intensifikuar që nga sulmet e Hamasit dhe kolonët kanë vrarë palestinezë, kanë thënë autoritetet palestineze. Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se kolonët kanë djegur vetura dhe kanë sulmuar disa komunitete të vogla beduinësh, duke i detyruar ata të evakuohen në vende të tjera.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët Qytetarët e kantonit Solothurn do të vendosin më 8 mars mbi rritjen e pagesave mujore për... -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike -
Zvicra bën hapa prapa në luftën kundër korrupsionit -
Zvicra nis trajnime të reja profesionale në inteligjencën artificiale












