Maqedonia
Pasaportat e vjetra në Maqedoni, Ministria e Punëve të Brendshme del me një njoftim
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, qytetarët e Maqedonisë kanë nevojë për viza për të udhëtuar në 114 vende të botës
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë viza të vlefshme në pasaportat e tyre, por që duhet t’i ndërrojnë ato deri në shkurt të këtij viti, mund t’i kthejnë pasaportat e vjetra tri ditë pasi t’i mbajë Ministria e Punëve të Brendshme.
Ata do të udhëtojnë si më parë kur skadonin pasaportat dhe kanë viza të vlefshme. Duhet të kenë pasaportën e vjetër me viza dhe të renë me vete.
“Kur fotografohet për dokument të ri udhëtimi, ai i vjetri mbahet për qytetarët. Megjithatë, pas miratimit të procedurës, pra pas 3 ditësh, qytetarët mund të marrin dokumentin e vjetër të udhëtimit. Me rastin e marrjes së dokumentit të ri të udhëtimit, dokumenti i vjetër i udhëtimit shkatërrohet vetëm në pjesën ku ndodhet çipi, pjesa ku ndodhen vizat mbetet e njëjtë. Në një rast të tillë, qytetarët që kanë vizë në dokumentin e vjetër të udhëtimit gjatë udhëtimit, do të duhet t’i paraqesin të dyja dokumentet e udhëtimit”, njoftojnë për “Makfax” nga MPB.
Shërbimet e Ministrisë së Brendshme ua heqin pronarëve pasaportat e vjetra, gjë që nuk e kanë bërë më parë, për të parandaluar abuzimet e mundshme, pasi shumica e dokumenteve kanë ende një afat të paskaduar dhe ndërrohen vetëm për detyrimi i një dokumenti udhëtimi me emrin e ri të shtetit, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, qytetarët e Maqedonisë kanë nevojë për viza për të udhëtuar në 114 vende të botës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











