Lajme
Largimi i infermierëve nga Italia rrezikon sistemin shëndetësor të këtij shteti
Janë 180 000 profesionistë të kujdesit shëndetësor që, sipas të dhënave të OECD-së, zgjodhën të largoheshin nga Italia për të punuar jashtë vendit mes viteve 2000 dhe 2022.
Presidentja e Shoqatës Italiane të Pediatrisë, Annamaria Staiano ka ngritur alarmin në fjalimin e saj në Kongresin e Pediatrisë në Torino.
“Mungesa e specialistëve, në radhë të parë në fushën e urgjencës, por edhe në kuadrin e kujdesit kompleks, po minon themelet e një sistemi shëndetësor të konsideruar deri tani ndër më të mirët në botë”, tha Staiano.
“Dimri i kaluar, me dhomat e urgjencës pediatrike nën presion, për shkak të epidemisë së bronkiolitit dhe qarkullimit të gripit dhe viruseve të tjera, ekspozoi të metat e një sistemi që ka nevojë për një përmirësim të thellë, mangësitë e të cilit mund të lindin përsëri gjatë këtij sezoni”, theksoi ajo, transmeton ansa përcjell albinfo.ch.
”Ne jemi dëshmitarë çdo ditë, largimi i tyre ndikon edhe në profesionalizimin e profilit shumë të lartë. Po të kemi parasysh, pagat e personelit shëndetësor në Itali janë shumë më të ulëta se ato të kolegëve të tyre evropianë”, tha Staiano.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët Qytetarët e kantonit Solothurn do të vendosin më 8 mars mbi rritjen e pagesave mujore për... -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike -
Zvicra bën hapa prapa në luftën kundër korrupsionit -
Zvicra nis trajnime të reja profesionale në inteligjencën artificiale












